Miroslav Lajçak e Viola von Cramon takohen për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Miroslav Lajçak e Viola von Cramon takohen për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:04
Viola Von Cramon dhe Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serb, Miroslav Lajçak është takuar sot me Raportuesen e Kosovës në PE, Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkan, me theks të veçantë rolin e BE-së në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se është çdoherë mirë të marrësh informacionet për punën e Parlamentit Evropian dhe angazhimet e tij për regjionin, nga dora e parë.

“Mirë të takohesh me Viola von Cramon sot, në njërin prej shkëmbimeve tona të rregullta! Dsikutuam së bashku zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecuritë në dialogun e lehtësuar nga BE. Gjithmonë mirë të marrësh informatat nga dora e parë lidhur me punën e PE-së dhe angazhimet në regjion”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat