Fejza thotë se gjuha e SBASHK-ut ka qenë e politizuar

Aktuale

Fejza thotë se gjuha e SBASHK-ut ka qenë e politizuar

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:23
Arjeta Fejza

Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza tha se ka pasur deklarata problematike nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

Sipas saj, gjuha e krerëve të SBASHK-ut në raport me Qeverinë ka qenë e politizuar.

“Sa i përket çështjes së gjuhës ne kemi dëgjuar edhe deklarata shumë problematike, thënë së buti nga ana e SBASHK-ut, ku kryeministri është quajtur diktator, ku është quajtur autoritativ.

Pastaj në komisionin tonë ka pasur përfaqësues të Këshillit Grevist që na kanë thënë po shkojmë në veri dmth, ka qenë një gjuhë e politizuar që e ka shoqëruar procesin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat