Nesër mësimdhënësit do të votojnë se a janë pro apo kundër grevës

Aktuale

Nesër mësimdhënësit do të votojnë se a janë pro apo kundër grevës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Mësimdhënësit e Kosovës nesër do të votojnë se a do ta pranojnë propozimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar apo jo.

Në një shkresë të siguruar që u është dërguar mësimdhënësve të një shkolle në kryeqytet iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin e grevës, pasi do të organizohet votimi.

“Pra, luteni që nesër të jeni në shkollë në orarin e grevës (9:00 – 12:00) sepse do ta organizojmë votimin kush është PËR apo KUNDËR ‘pezullimit’ të grevës”, thuhet këtë shkresë.

Votimet e mësimdhënësve do të dërgohën në SBAShK, ku më pas pritet të merret vendimi nëse do të vazhdojë ose jo greva.

Edhe anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka treguar se kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla nesër do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit – por, nuk ka përmendur votimin e tyre.

“Në të njëjtën kohë ne ia kemi dërguar shkresën edhe anëtarësisë edhe medieve. Përmbajtja e shkresës i drejtohet anëtarësisë sindikale, ku ne me kërkesën e anëtarësisë jemi futur në grevë dhe me kërkesën e saj mund ta ndërprejmë apo pezullojmë grevën”.

“Andaj, ata e kanë mundësinë që sot dhe nesër t’i takojnë të gjithë mësimdhënësit, ku nesër kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla dhe kryetarët e këshillave grevistë do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit ku do të na sjellin kërkesat e tyre sindikale”, ka deklaruar ai në “Info Magazine”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat