Deputetja e VV-së optimiste për liberalizimin e vizave më 13 tetor

Aktuale

Deputetja e VV-së optimiste për liberalizimin e vizave më 13 tetor

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:04
Fjolla Ujkani

13 tetori është një datë goxha e rëndësishme për Kosovën.

Kjo pasi që në agjendën e Këshillit Evropian do të jetë çështja e liberalizmit të vizave.

E optimiste u shpreh edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fjolla Ujkani.

Ujkani tha në Edicionin Special në Klan Kosova se brenda eurodeputetëve ka atmosferë tejet pozitive.

“Është tejet e rëndësishme që kjo ka arritur të hyj në agjenden e Këshillit Evropian. Dhe duke pasur parasysh se e kemi një atmosferë tejet pozitive nga eurodeputetët besoj që kjo frymë do të vazhdojë edhe në mbledhjen më 13 tetor” -tha Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat