Lajmi i fundit për Rastin Drenasi/ Gjykata e Apelit rrëzon vendimin me të cilin ishte dënuar Gazmend Halilaj: “Më burgosën pa asnjë provë”

Aktuale

Lajmi i fundit për Rastin Drenasi/ Gjykata e Apelit rrëzon vendimin me të cilin ishte dënuar Gazmend Halilaj: “Më burgosën pa asnjë provë”

Nga: N. Sh. Më: 1 tetor 2022 Në ora: 09:17
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, i cili zbuloi rastin e tmerrshëm të Drenasit, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila e kishte dënuar, siç shkruan ai pa asnjë provë.

Halilaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se, Rasti Drenasi është krimi më i madh ndër institucional që ka zbuluar.

Ai shkruan se, për t’ia mbyllë gojën e burgosën dhe u munduan ta linçojnë.

Postimi i plotë:

Miq të dashur. Rasti Drenasi, krimi më i madh ndër institucional që zbuluam. Ku vetëm per t'ma mbyll gojën më burgosen, dhe u munduan t'më linçojnë.

Gjykata e Apelit, në tërësi e RRËZOI, Vendimin me të cilin Gjykata Themelore më kishte dënuar - pa asnjë provë-.

Qofshi të NDERUAR miq, që kurrë nuk u dorëzuat por më mbështetët në çdo situatë....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat