Përfundon mbledhja e Kryesisë / ​Murati në interpelancë të premten

Aktuale

Përfundon mbledhja e Kryesisë / ​Murati në interpelancë të premten

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 10:41 Përditësuar në ora: 11:38 më 03.10.2022
Besnik Tahiri

​Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit Murati, nëse nuk ekzekuton pagat

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se mbetet të shihet si të veprohet tutje, pasi sipas saj, kompenzimin duhet bërë nga ana e sindikatës.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nëse deri të enjten nuk ekzekuton pagat për grevistët.

Tahiri: Absurde mosekzekutimi i pagave për grevistët

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për të enjten seancën e radhës, në të cilën është ftuar në interpelancë ministri Hekuran Murati.

Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka folur edhe për mosekzekutimin e pagave të gërvishtësve, duke e quajtur këtë si absurde.

Është vendosur për interpelancën për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që ndërlidhet me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave dhe po ashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në listën e pagave”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka kritikuat “ndërhyrjen flagrante” të Qeverisë në, siç ka thënë ai, cenimin e kontratave të punës së shërbyesve civilë.

Ajo që po ashtu dua të them ka të bëjë me Ligjin e miratuar në qeveri për Zyrtarët Publikë. Kemi të bëjmë me një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbyesit civilë përmes cenimit të kontratave të tyre”, deklaroi Tahiri.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim është edhe interpelanca ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Në mbledhjen e së hënës, kryesia do të shqyrtojë edhe disa pika nga fushëveprimtaria e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat