Bajqinovci, Çitakut: Pronto

Aktuale

Bajqinovci, Çitakut: Pronto

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:33
Mefail Bajqinovc

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, e cila kishte reaguar për një video të postuar nga VV-ja, ku kishte goditur të gjitha partitë që kanë qeverisur deri më tani me vendin.

Bajqinovci e ka rikthyer një incizim, ku dëgjohet duke folur Çitaku me Adem Grabovcin.

“Vlora Çitaku qenka munduar ta përshkruaj Qeverinë Kurti me dy fjali. Vlora Çitaku me një fjalë: PRONTO!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat