Presidentja përfaqëson Kosovën në forumin e liderëve në Pragë

Aktuale

Presidentja përfaqëson Kosovën në forumin e liderëve në Pragë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 23:08
Presidentja e vendit Vjosa Osmani

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Evropë do të mbledh në Pragë liderët e shteteve evropiane, përjashtuar Bjellorusinë dhe Rusinë më 6 dhe 7 tetor.

Kosova do të përfaqësohet atje nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa njohës të zhvillimeve politike thonë se ky është një rast i mirë që të lobohet edhe më shumë në drejtim të liberalizimit të vizave.

Në këtë takim që bëhet për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane,  një ide që fillimisht është promovuar në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë edhe Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani është ftuar dhe do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e liderëve të European Political Community në Pragë”, tha Kupina.

Pjesëmarrjen e Osmanit në takimin e liderëve evropianë e sheh si mundësi të mirë për Kosovën për të dhënë kontribut, njohësi i integrimeve evropian, Emrush Ujkani.

 “Mendoj që kjo është një momentum i ri, është një situatë e re edhe që Kosova bashkërisht me vendet tjera të Ballkanit perëndimor flas për ato që kanë, që e kanë vendos dhe kanë ndarë mendjen për ta kundërshtu dhe për të vendos madje sanksione ndaj Federatës ruse do të ish dasht të shihet si një mundësi e mirë për ti rikonfirmuar këto vlera”, tha Ujkani.

Ndërkaq, sipas analistit politik, Dritëro Arifi, Kosova e ka rastin në këtë takim që të zbus qëndrimet e shteteve kundër liberalizimit të vizave.

Këtu mendoj që Kosova mund të ketë një rol pozitiv në lobimin te vendet që ne mendojmë që mund të jenë spektike. Mendoj që do të ndihmoj të zbuten qëndrimet sepse tash duhet kuptuar edhe momentumi opozitiv pikërisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të rëndësisë së prezencës që po dëshiron Baskhimi Evropian të ketë në Ballkanin perëndimor respektivisht në Kosovë, kjo do të ishte fitore e dyanshme, edhe për Kosovën, por më shumë për BE-në”, tha Arifi për RTK.

Ndryshe, Samiti Bashkësia Politike Evropiane është një platformë e re për liderët evropianë që të takohen një apo dy herë brenda vitit për të diskutuar për çështjet kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat