MASHT-i thotë se do të ketë kompensim të orëve, prindërit kundërshtojnë vikendet

Aktuale

MASHT-i thotë se do të ketë kompensim të orëve, prindërit kundërshtojnë vikendet

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Kompensim të orëve të humbura do të ketë.

Kështu tha për median vendore zëvendëministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci.

Pupovci tha se MASHT-i është duke punuar me intensitet për kalendarin e ri, ku përfshihet edhe kompensimi i orëve të humbura të mësimit.

“Është duke u punuar me intensitet për kalendarin e ri shkollor, i cili përfshinë në vete edhe kompensimin e orëve të humbura. Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje të japim më shumë hollësi” – tha Pupovci.

Ndërkaq Këshilli i Prindërve të Kosovës, nuk pajtohet që kompensimi i orëve të bëhet gjatë vikendit.

Jeton Demi, tha për Klankosova.tv se do ta shohin kalendarin e ri shkollor.

Ne kemi deklaruar që fundjavat nuk duhet të jenë opsion i zëvendësimit të orëve. Do ta shohim kalendarin. Vikendeve assesi nuk jemi dakord” – tha Demi.

Të hënën ka nisur procesi mësimor pas pesë javësh për shkak të grevës.

Përgjatë kësaj periudhe janë humbur 22 ditë mësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat