“Kompensim për punën e bërë”, kryesindikalisti i kundërpërgjigjet Nagavcit

Aktuale

“Kompensim për punën e bërë”, kryesindikalisti i kundërpërgjigjet Nagavcit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:52
Ali Sefaj.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se sot do të publikohet kalendari i rishikuar për këtë vit shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit, si pasojë e grevës.

Megjithatë, sipas saj “kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”.

Për këtë ka reaguar kryesindikalisti Ali Sefaj.

Ai theksoi se ministri i Financave, Hekuran Murati është si ata të viteve të 90-ta.

“Se prindërit prap i paguajnë mësimdhënësit sikur në vitet e 90-ta po qe nevoja!”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat