Memli Krasniqi “ngushëllon” mësimdhënësit: Jemi me ju

Aktuale

Memli Krasniqi “ngushëllon” mësimdhënësit: Jemi me ju

Nga: H.O. Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:21
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një postim të tij në Facebook, ka shkruar se sot në gjithë botën festohet Dita e Mësuesit, ndërsa në Kosovë u është vjedhur festa mësuesve tanë.

Krasniqi shkruan tutje se kjo ditë që do të duhej të ishte festë edhe në Kosovë, mësuesit tanë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze.

Tutje Krasniqi shkruan se, ‘kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve’.

Postimi i plotë:

Festë e vjedhur për mësuesit tanë!

Sot, në botë, festohet Dita e Mësuesit, e vendosur nga 5 tetori i vitit 1994, për të falënderuar dhe nderuar mësuesit për kontributin e tyre ndaj gjeneratave të reja.

Fatkeqësisht, kjo ditë, që do të duhej të ishte festë edhe në Kosovë, mësuesit tanë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze në krahasim me realitetin e ri dhe, më e keqja, të shtypur e të penalizuar.

Sot, si asnjëherë më parë, mësimdhënësit kosovarë kanë një Qeveri aspak miqësore e empatike me ta dhe një Kryeministër të cilit nuk i intereson mirëqenia e as kontributi i tyre historik.

Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve.

Ftoj Qeverinë edhe një herë që, përveç ekzekutimit të pagave të shtatorit për mësimdhënësit, sa më parë të sjellë në Kuvend Ligjin për Pagat, sepse mësuesit tanë meritojnë një trajtim dinjitoz.

Ndërkaq, për punën e përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, u dërgoj falënderimet më të përzemërta të gjithë mësimdhënësve kosovarë.

Mos u dëshpëroni! Dje, sot, nesër – jemi me ju!

Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar dhe urime Dita e Juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat