Krasniqi: E kam financuar LVV-në në baza mujore

Aktuale

Krasniqi: E kam financuar LVV-në në baza mujore

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 21:22
Florin Krasniqi

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka thënë se ka qenë ndër financuesit e parë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Madje, Krasniqi në Politiko ka treguar se financimi i tij ka ndodhur në baza mujore.

“VV-ja ka qenë një lëvizje komuniste. S’kam qenë naiv por të mos e kuptuar. VV-së atëhre i mungonte guximi për tu ballafaquar me këto banda. I mungojshin para, e unë i kisha të dyjat. Se kam pasë problem ta mbështesë atë personalisht. Ata s’kishin para për kurgjo hic. Unë në fillim ndoshta kam qenë i vetmi, bile në baza mujore e kam financuar VV-në”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat