Lëndohet fizikisht Glauk Konjufca

Aktuale

Lëndohet fizikisht Glauk Konjufca

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:27
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një lëndim fizik në këmbë dhe si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të dalë disa ditë në punë.

Këtë e ka konfirmuar shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Kryetari i Kuvendit prej sot s’do të jetë në Kuvend në vendin e tij të punës, për arsye shëndetësore.

Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat