SBASHK-u e pret për paga deri të premten Ministrinë e Financave

Aktuale

SBASHK-u e pret për paga deri të premten Ministrinë e Financave

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:12
Ilustrim

Paga e muaj shtator nuk iu doli mësimdhënësve. Kjo për shkak se ishin pjesë e grevës.

E nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, që nga e hëna kanë kërkuar nga ministri i Finacave dhe drejtori i Thesari sqarim për arsyen e mos ekzekutimit të pagës.

Por nga kjo Sindikatë as këtë të enjte nuk mori ndonjë sqarim. E nëse nuk marrin përgjigje, SBAShK-u do të ngrijë padi për këtë çështje.

Imrush Ahmeti thotë se nuk pranojnë pagë avancë pasi një gjë të tillë nuk e kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit.

E përveç Eman Rrahmanit edhe një deputet tjetër i LVV-së po kërkon ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Mosekzekutimi i pagave nga Ministria e Financave po shihet e kundërligjshme edhe nga njohës të drejtësisë.

Madje sipas avokatit, Yll Zekaj, paditët të cilat mundë të ngrihen nga mësimdhënësit mund të shkaktojnë dëme të mëdha buxhetit të vendit.

Ndryshe, Ministri i Transfereve, Hekuran Murati, të mërkurën ka deklaruar se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit që ishin në grevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat