A ka dhënë dorëheqje Artane Rizvanolli? Flet asistentja e minsitres

Aktuale

A ka dhënë dorëheqje Artane Rizvanolli? Flet asistentja e minsitres

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:08
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti

Në media sot u raportua se pas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dorëheqje dha edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gazeta ka kontaktuar me asistenten administrative të Rizvanollit, Arita Bajrajn dhe e njëjta tha se ajo nuk ka dhënë dorëheqje dhe ky informacion është sipas saj “fake news”.

“Jo, është fake news valla, është fake news”, tha Bajra.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ministri Latifi dorëzoi dorëheqjen e tij tek kryeministri Albin Kurti, 10 muaj pasi ishte në krye të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat