Komuna e Ulqinit vitin e ardhshëm do të trefishojë buxhetin për dedikimin e OJQ-ve

Aktuale

Komuna e Ulqinit vitin e ardhshëm do të trefishojë buxhetin për dedikimin e OJQ-ve

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 12 tetor 2022 Në ora: 14:25
Pamje nga takimi

OJQ “ Horizonti i Ri” organizoi sot në Ulqin  një  diskutim publik  me temë “ Proceset reformuese në administratën vendore” , ku ishin të pranishëm  drejtuesë dhe zyrtarë  të Pushtetit Vendor si dhe të shoqërisë civile. Në diskutimin   e sotëm  u  trajtuan tema që  kanë të bëjnë me   interesimin e OJQ-ve dhe grupeve të tjera të shoqërisë civile   dhe ndryshimet   e reja në skemën  organizative  të Administratës së Komunës së Ulqinit, qasjet e reja të Pushteti Vendor në raport me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale ndaj qytetarëve,  raportin e Pushtetit Vendor  me organizatat joqeveritare, planet , procedurat dhe  veprimet që do të marrë Administrata e Komunës së Ulqinit për këtë vit kalendarik, por edhe për periudhën e ardhshme dhe  çështje të tjera  me qëllim të një bashkëpunimi më të suksesshëm  mes   Pushtetit Vendor dhe sektorit civil në këtë komunë.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “ Horizonti i Ri” Nazif Veliqi, tha se kjo shoqatë, si qendër  e resurseve për OJQ-të lokale e organizon këtë aktivitet  në kuadër të projektit “ Reforma   që kujtojmë të gjithë” i cili mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të thirrjes publike për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare për vitin 2022 me titull “Së bashku përmes reformës së administratës publike”.   

” Qëllimi i Strategjisë është ndërtimi i një administrate publike të ndërgjegjshme, efikas, transparente, të fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe të biznesit. Misioni i Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2026 është një administratë publike që ofron shërbime cilësore për qytetarët”, pohoi Veliqi.  Nënkyretari i Komunës së Ulqinit  Beqir Sella   premtoi se Komuna do të krijojë një model  të mirë bashkëpunimi me  sektorin civil dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për mbështetjen  e projekteve të OJQ-ve.

Sekretari për  Buxhet dhe Financa Arian Murati, foli për ndryshimet  që pushteti i ri vendor ka bërë në  Administratën Vendore. Ai tha se  me ndryshimet e reja  të Administratës Publike ,   shërbimet e OJQ-ve janë në kompetencat  e Sekretariatit  për Kulturë, Rini dhe Sport . “ Për  çdo sekretariat janë siguruar mjete buxhetore për funksionimin normal të tyre. Me buxhetin  e vitit 2023 mjetet  e dedikuara për OJQ-të do të trefishohen”, u shpreh Murati.  

Përfaqësuesit e shoqërisë civile  nuk e pritëm mirë lajmin  se shpallja e  konkursit për  ndarjen e mjeteve  buxhetore OQV-ve për këtë vit  nuk është  i sigurt. Megjithatë pjesëmarrësit   u dakorduan se  takimet e këtilla janë  të domosdoshme  , sepse   ato kontribuojnë në ngritjen e besimit të ndërsjellët të sektorit civil dhe pushtetit vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat