Escobar çel letrat: ShBA mbështet propozimin franko-gjerman

Aktuale

Escobar çel letrat: ShBA mbështet propozimin franko-gjerman

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 20:54
Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin

Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin plotësisht propozimin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. 

Escobar në një intervistë ka thënë se çkado që propozohet nga shtetet evropiane për dialogun, të merret seriozisht.

“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike…Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane.”, ka deklaruar ai në Prime Time.

Ekzistencën e propozimit franko-gjerman e ka pranuar edhe vetë kryeminsitri Albin Kurti, i cili ditë më parë ka thënë se propozimi nuk është përfundimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat