Kosova vitin e ardhshëm kandidat për anëtarësim në Interpol

Aktuale

Kosova vitin e ardhshëm kandidat për anëtarësim në Interpol

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:00
Ilustrim

Interpoli në Asamblene Përgjthshme të saj të 90-të me radhë që po mbahet në Neë Delhi ka tubuar rreth 720 delegatë nga 166 vende po marrin pjesë në takimin vjetor, aty është edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Ministri i punëve të mbrendhsme dhe shefa të policisë shqiptare, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kryeministri Narendra Modi ka hapur zyrtarisht Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, organi suprem qeverisës i organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë në botë.

Ministrat, shefat e policisë dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit po diskutojnë se si të forcohen zgjidhjet globale të INTERPOL-it për të mbështetur sigurinë kombëtare dhe rajonale.

Presidenti i INTERPOL-it Ahmed Naser Al-Raisi tha se partneritetet dhe shkëmbimi i informacionit ndihmuan në trajtimin dhe parandalimin e krimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock tha se Asambleja e Përgjithshme i dha komunitetit global të zbatimit të ligjit një mundësi për të nënvizuar angazhimin e tij për të punuar së bashku kundër kërcënimeve të përbashkëta globale.

Presidenti i INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi tha: “Si organizata më e madhe e policisë në botë, është detyra e INTERPOL-it të sigurohet që të gjitha vendet të mbështeten.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se Kosova per momentin nuk do të aplikojë për anëtarësim në Interpol duke shtuar se janë duke u bërë përgatitjet për vitin e ardhshëm. Këtë mendim e ndajnë edhe zyrtarë nga Selia e Interpol-it që ka kontaktuar gazeta zvicerane le Canton27.ch

Do përkujtuar se Kosova në nentorin e vititi 2018 nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që Serbia kishte ushtruar nje fushatë të eger, ku Kosova nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që po mbahet në Dubai.

Asamblenë e Përgjthshme të Interpolit ne Dubai dedikuar Kosovës, nga 14 gazetarë nga Kosova që u panë në Dubai, asamblenë e Interpolit e ndoqi vetëm redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Është humbje e madhe dhe penalizim në aspektin e sigurisë për Kosovën, por me këtë mungesë aktuale të prezencës diplomatike, institucionet e Kosovës do të ishte mirë të mos aplikonin fare në INTERPOL decenien e fundit për shkak nibleit te larte te kurrucpionit dhe krimit te organizuar ne Kosovë qe ne listat e organizatave nderkombëtare gjendej me se larti.

Por tash, si duket kushtet jane pjekur qe Kosova vitin  e ardhshem duhet te aplikoje patjeter per nateraesim ne Interpol. Kosova me afer se kurre anetaresimit ne Interpol. Ky është mendimi i ekspertëve të sigurisë dhe atyre të marrëdhënieve ndërkombëtare, kur kanë komentuar për gazeten zvicerane Le Canton27.ch anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Ndryshe, burimet e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch kane mësuar se vitin e ardhshëm Kosova do të jetë kandidatë potenciale për anëtarësim në këte orgnaizatë ndërkombëtare të policisë, sepse Kosova këto dy vitet e fundit ka avancuar ne luftën kundër korrupconit dhe krimit te oranizuar.

Presidentja Vjosa Osmani ne shkrut ka takuar në Mynih, sekretarin e INTERPOL, Jurgen Stock dhe drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. “Shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për të punuar së bashku në përpjekjet tona për zbatim të ligjit dhe luftimin e krimit ndërkufitar”, është shprehur Osmani pas takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat