Ky është personi që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Lipjanit

Aktuale

Ky është personi që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Lipjanit

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:12
Imri Ahmeti

Një rast të kanosjes është raportuar ku viktimë ishte kryetari i Komunës së Lipjani, Imri Ahmeti.

Personi që dyshohet se kërcënoi Ahmetin, nuk është arrestuar ende, për shkak se i njëjti ndodhet jashtë shtetit.

I dyshuari është 34-vjeçari, Xhevdet Sadiku.

Sadiku dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjetit social Viber në adresë të djalit të Ahmetit, por që cak ishte pikërisht kryetari i Lipjanit.

Motivi që shtyu të dyshuarin të bëjë këtë veprim dyshohet se është një projekt ideor që lidhet me disa shpronësime të iniciuara nga Komuna e Lipjanit.

34-vjeçari jeton dhe vepron në Zvicër, prandaj edhe ka qenë e pamundur që të sigurohet prezenca e tij në stacion policor deri në këto momente.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat