Kryeministri Kurti flet për tensionet në veri të vendit - zbulon se çfarë po mundohet të bëjë Serbia!

Aktuale

Kryeministri Kurti flet për tensionet në veri të vendit - zbulon se çfarë po mundohet të bëjë Serbia!

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 11:18 Përditësuar në ora: 15:39 më 07.11.2022
Pamje nga konferenca

Kurti për zhvillimet e fundit: S’bëhet fjalë për targa, por për kundërshtimin e nismës franko-gjermane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për situatën në veri të vendit, janë si pasojë e kundërshtimit të drafdokumentit franko-gjerman për dialogun.

---------------------------------

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të mbajë një konferencë për media.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Pas përfundimit të panelit pjesë e të cilit ishte, kreu i ekzekutivit nuk është ndalur për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën aktuale në vend.

“Sot do të mbaj konferencë për medie”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat