Shala: Nuk është dashur të krijohen probleme teknike si çështja e targave

Aktuale

Shala: Nuk është dashur të krijohen probleme teknike si çështja e targave

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 00:59
Haxhi Shala

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Haxhi Shala ka thënë se nuk është dashur që të krijohen probleme teknike si çështja e targave.

Shala tha se Serbisë i është dhënë mundësia që të largohet nga tavolina e bisedimeve.

“Ne nuk është dashur të krijojmë probleme teknike tjera si çështja e targave, që të krijohet në këtë moment por të vazhdohet… Këtë disponim të SHBA-së dhe BE-së ta shfrytëzojmë që të afrohemi sa më afër një marrëveshje me Serbinë. Tash i kemi dhënë mundësinë Serbisë që të largohet nga tavolina e bisedimeve, ai do të qëndrojë në tavolinë, por nuk do të prodhojë asgjë, sepse ai do të fillojë të vajtojë në tavolinë për mosvazhdim duke u thirrur në targat që për mua është një proces teknik që ka mundur të realizohet pas disponimit amerikan”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, takimet në Paris nuk do të kenë efekte.

“Nuk do të kenë efekte bisedimet në Paris brenda këtyre dy ditëve. Nuk do të ketë asgjë”, tha Shala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat