Analisti zbulon synimin e Serbisë në veri - ky është qëllimi

Aktuale

Analisti zbulon synimin e Serbisë në veri - ky është qëllimi

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 10:26
Mitrovica

Analisti Visar Xani, ka thënë se Serbia përmes skenarit për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës synon që të largohet autoriteti shtetëror i Kosovës nga veriu i Mitrovicës.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duke kërkuar prezencë më të madhe të KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë.

“Synimi i gjithë këtij skenari është që të largohet autoriteti i Kosovës atje dhe Vuçiq e përmendi dhe e tha qartë që prezenca e KFOR-it dhe e EULEX-it atje të jetë me e lartë. Rreziku është i lartë dhe i gjithë këtij skenari është duke u tentuar të kalojë tek ajo pjesa”, ka thënë Xani.

Sipas tij, Serbia po synon një lloj organizmi në veri, sikurse kosovarët në vitet e 90-ta, duke krijuar institucionet të sistemit paralel

“Serbia duket se është duke tentuar që në atë pjesë të organizua sikur Kosovarët qysh kanë qenë në vitet e 90, me krijimin e institucioneve të sistemit paralel dhe duke kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të merr situatën nën kontroll”, ka thënë Xani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat