Ish-kryediplomatja: Si mund të ketë njohje defakto nga Serbia pa largimin e Kosovës nga Kushtetuta e saj

Aktuale

Ish-kryediplomatja: Si mund të ketë njohje defakto nga Serbia pa largimin e Kosovës nga Kushtetuta e saj

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:41
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se duhet të sqarohet se si mund të ketë njohje defakto nga Serbia pa largimin e Kosovës nga Kushtetuta e saj.

Haradinaj Stublla në llogarinë zyrtare të saj në ‘Facebook’, shtoi se emisarët ndërkombëtarë për dialogun kanë deklaruar se s’do t’i kërkohet asnjërës palë ndonjë ndryshim kushtetues.

“Në njërën anë emisarët ndërkombëtar për dialogun po na thonë se nuk po u kërkohet as Kosovës as Serbisë t’i ndryshojnë Kushtetutat (për të evituar pyetjet nëse Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit një-etnik me kompetenca ekzekutive)”.

Në anën tjetër, liderë institucionalë dhe opozitarë që e kanë parë të njëjtin draft të propozimit franko-gjerman, thonë se ky draft ofron njohje defakto nga Serbia, ku pranohet sovraniteti, integriteti territorial, dhe kufijtë”, vijon postimi i saj.

“Është jetike të sqarohet ditëve në vijim se si pretendohet njohja defakto nga Serbia nëse nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së saj (ku Kosova ende figuron ‘pjesë përbërëse e Serbisë’)”.

“Çmimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk është kundërvlerë e barasvlershme për njohje”, përfundon postimi i saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat