Eksperti i sigurisë paralajmëron tensione në veri

Aktuale

Eksperti i sigurisë paralajmëron tensione në veri

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Nuredin Ibishi

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi është skeptik nëse do të prodhojë zgjidhje shtyrja për 48 orë për implementimin e fazës së gjobitjes së qytetarëve që kapen brenda territorit të Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.

Ibishi shprehet se prolongimet e këtij vendimi nuk po ofrojnë rezultate, madje ai paralajmërojnë edhe tensione në veri të Kosovës nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë pranoi propozimin e SHBA-ve për shtyrje të vendimit për targat, pasi në Bruksel nuk u arrit ndonjë marrëveshje në mes palëve.

Shtyrjen prej 48 orëshe për zbatimin e fazës për gjobitje, njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishin e konsideron të shkurtë.

Ibishi: Do të duhej më shumë kohë për të ardhur tek një zgjidhje

“Ndoshta kjo kohë shumë është e shkurtë, është dashur pak më shumë të jepet një mundësi më reale dhe të vije tek një zgjidhje kompromisi apo zgjidhje kalimtare deri në atë, mirëpo do të përqendrohemi në kohë, nuk mund të themi se në një kohë të pacaktuar po e bëjmë një prolongim edhe pa një veprim konkret se si kjo çështje të zgjedhjet sepse po vijmë në situatën e njëjtë edhe pas 1 muaj, 10 muajve apo 1 viti që pason. Kjo nuk po sjell rezultat më mirë të thuhet se në kuadër të kësaj duhet të hartohet program i zgjedhjes së kësaj deri në këtë datë dhe kjo është reale për momentin”, theksoi njohësi i sigurisë.

Ai insiston se shtyrjet që po bëhen për këtë vendim duhet të ofrojnë zgjidhje e jo të bëhen sa për të fituar një shtyrje të re.

Ibishi: Saktësisht të bëhet zgjedhje e jo të bëhet për ta pritur një shtyrje të re

“Afati është shumë i shkurt prej 48 orë, ndoshta është dashur pak më shumë…. Nëse thuhet se brenda 10 muajsh apo një viti sa është kërkuar atëherë duhet saktësisht të bëhet zgjedhje e jo të bëhet hajt po e shtyjmë për ta pritur një afat apo kohë tjetër për një shtyrje të re. Për këtë arsye mendoj se kjo është një marrëveshje e nënshkruar prej dy palëve dhe kjo do zgjedhje. Tash ne po hyjmë në një fazë që realisht mund të ketë tensione”, u shpreh Ibishi.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi në një deklaratë për KosovaPress, tha se do të ketë tensione në pjesën veriore të Kosovës në rast se nuk arrihet ndonjë zgjidhje brenda dy ditësh për aq sa Qeveria e Kosovë e ka shtyrë zbatimin e vendimit për targat.

Ibishi: Mendoj se do të ketë tensione

"Mendoj që po do të ketë tensione, format veç dihet si i bëjnë….vazhdohet ai sistemi i vjetër i bllokimit të rrugëve me sistemin e protestave me injorimin në kuptim të zbatimit të autorizimeve ndaj zyrtarëve policor apo padëgjueshmëri qytetare sikur ata kanë ndikua në gjithë komunitetin serb edhe pse shumica e kishin pranuar në deklaratë e tyre por realisht shihet ndikimi i madh i Serbisë në këtë komunitet dhe tash jemi në një fazë ku realisht do të kemi një padëgjueshmëri qytetare tek komuniteti serb sa i përket zbatimit të kësaj mase”, u shpreh Ibishi.

Ibishi u shpreh se Bashkimi Evropian po sillet në mënyrë shumë tendencioze karshi Kosovës.

Sipas tij, oferta që iu dha dje Kosovës si zgjidhje për çështjen e targave ilegale nuk është fare zgjidhje dhe se një propozim i tillë vetëm ngrit tensione.

Ibishi: Oferta e djeshme e BE nuk është zgjidhje, ofron tensione

“Fare nuk ka të bëjë me zgjedhje, mirëpo mendoj që kjo edhe më tej ngrit tensione në kuptim sikur po legalizion diçka që është ilegale, po legalizon përdorimin e tabelave flet për një mundësi që të mos prodhohet më ajo edhe pamundësi të mbikëqyrjes si do ta mbikëqyrë BE, çfarë instrumente ka ta mbikëqyrë prodhimin e tabelave ilegale në Serbi, ndërsa palës kosovare pa një strategji, pa një program i thuhet të pezulloj zbatimin e kësaj mase. Kurfarë zgjidhje kjo nuk është“, u shpreh ai.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë shumë mirë që nuk është pajtuar me ofertën e dhënë nga BE.

Sipas tij, tensionet që po i prodhon Serbia në veri të Kosovës po përkrahen nga lidershipi evropian.

Ibishi: Serbia po krijon tensione që po përkrahen edhe nga lidershipi evropian

“Jashtëzakonisht mirë ka bërë edhe mendoj që duhet të përqendrohemi normal SHBA-të çdo herë po kërkojnë qe të ketë paqe dhe këto kanë qenë edhe zërat e Stoltenberg por edhe të Mbretërisë së Bashkuar deklarata se duhet të ketë paqe, mirëpo paqe në kuptim jo në favore për Serbinë …03’32Këto janë tensione që po i krijon Serbia dhe realisht po përkrahen nga lidershipi evropian”, deklaroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës.

Në fazën e dytë të këtij vendimit të Qeverisë së Kosovës ishte paraparë shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla.

Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Dje për tetë orë me dyer të mbyllura në Bruksel, janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pas këtij takimimi, Borrel tha se palët nuk arritën marrëveshje për targa, derisa shtoi se kanë parashtruar propozim që mund të shmangte situatë të rrezikshme.

Sipas Borrell, Kurti nuk e ka pranuar këtë propozim.

Kryediplomati evropian ka kërkuar që Kosova menjëherë të pezullojë fazat e mëtejshme të planit për riregjistirmin e veturave në veri të Kosovës, ndërsa Serbia të pezullojë lëshimin e targave ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat