​Italia: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

​Italia: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:48
Antonio Tajani

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, kërkoi të enjten nga Kosova dhe Serbia normalizim të plotë të marrëdhënieve, pasi një ditë më parë u arrit një marrëveshje mes dy vendeve për targat.

Pas telefonatave me liderët nga Kosova dhe Serbia, Tajani tha se “tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve”.

Tajani, i cili i vizitoi kryeqytetet e dy vendeve, Prishtinën dhe Beogradin, të martën, bashke me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, shtoi se “e ardhmja e Ballkanit është në Evropë dhe Italia është e gatshme të luajë rol udhëheqës në këtë rajon”.

Italia aktualisht e drejton misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, dhe është shteti me kontributin më të madh sa i përket numrit të trupave në Kosovë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat