“Pse Albin Kurti shkoi në Spanjë? Çfarë po gatuhet atje”?

Aktuale

“Pse Albin Kurti shkoi në Spanjë? Çfarë po gatuhet atje”?

Nga: N. Sh. Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 22:07
Albin Kurti dhe Havier Solana

Analisti politik dhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi është deklaruar për vizitën e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit në Spanjë.

Bytyçi shkruan në një postim në Facebook, se është intriguese rilidhja e Kurtit me me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut, Havier Solana i cili u tregua shumë i afërt me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Profesor Bytyçi ka kritikuar edhe mediat opozite në Kosovë, të cilat kanë bë pyetje se me çfarë pasaporte shkoi Albin Kurti në Spanjë?

“Po më duket se mediet opozitare kanë një shqetësim për lëvizjet diplomatike të kryeministrit të Kosovës. Do të shohim nëse ky shqetësim lidhet me etjen e madhe për ta rrëzuar nga pushteti, apo lidhet me flirte me Beogradin?!”, shkruan profesori.

Postimi i plotë:

Albin Kurti është për vizitë në Spanjë dhe në shoqërinë e ish-shefit të NATO-s që firmosi urdhërin për bombardimet kundër Serbisë, Havier Solana!

Është intriguese rilidhja e kryeministrit të Kosovës me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut, i cili dikur në cilësinë e shefit të diplomacisë europiane u tregua shumë i afërt me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova!

Por më intriguese e bën këtë vizitë pyetja që shtron gazeta e Kosovës "Express" se me çfarë pasaporte shkoi Albini në Spanjë! Duket sikur disa janë shqetësuar nga kjo vizitë! Së paku unë kësisoj e lexova pyetjen e kësaj gazete! Sepse në këtë rast pyetja normale do të ishte "Pse Albin Kurti shkoi në Spanjë? Çfarë po gatuhet në marrëdhëniet me këtë shtet, që nuk e njeh Kosovën e pavarur"?

Po më duket se mediet opozitare kanë një shqetësim për lëvizjet diplomatike të kryeministrit të Kosovës. Do të shohim nëse ky shqetësim lidhet me etjen e madhe për ta rrëzuar nga pushteti, apo lidhet me flirte me Beogradin?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat