Nga Vetëvendosje i reagojnë Vlora Çitakut

Aktuale

Nga Vetëvendosje i reagojnë Vlora Çitakut

Nga: A.Zh Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:36
Vlora Çitaku

“Patriotizmi është të mbështetësh vendin tënde gjatë tërë kohës, dhe qeverinë kur ajo e Meriton këtë”.

Kjo thënie e Mark Twain, e shpërndarë në Facebook nga nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Elvis Hoxha nga kjo parti, ka thënë se votuesi hoqi qafesh të gjitha partitë e “regjimit”, ngaqë e njeh këtë “fjalë të mençur”, përcjell Bota sot.

“Siç duket, ngaqë e njeh këtë fjalë të mençur, votuesi mori vendimin t'i heqë qafe të gjitha partitë e regjimit.

Votuesi e kuptoi se qeveria e klaneve nuk i shërben vendit. Është patriotizmi institucional ai që i shërben vendit”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat