Islami: Duhet të ketë rritje të rrogave, të mundësohet tërheqja e trustit

Aktuale

Islami: Duhet të ketë rritje të rrogave, të mundësohet tërheqja e trustit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:58
Dardan Islami

Analisti, Dardan Islami ka thënë se linderët vazhdojnë të genjejnë popullin deri në momentin që kanë situatënë nën kontrollë, mirëpo siç thotë ai kur situate del nga kontrolli është tepër vonë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është e vogel dhe ka dëshmuar se mbijeton ekonomikisht në rrethana edhe më të vështira.

Sipas tij, duhet siguruar më shumë energji, duhet të rritën rrogat, dhe duhet mundësuar tërheqjen deri 30 për qind të trustit.

“Duhet me prodhu dhe me siguru shume energji, me i rrite rrogat, dhe poashtu duhet mundesuar terheqja e trustit deri 30%. Kosova eshte e vogel dhe ka deshmuar se mbijeton ekonomikisht ne rrethana edhe me te veshtirra. Urgjentisht duhet filluar debatin e brendshem duke ja sqaru miletit se çka na sjell pranvera,si do te duket Kosova ndryshe ne rregullimin e saj te brendshem dhe mundesit per avancim ekonomik nga ky izolim”, ka shkruar ai.

Tutje, Islami ka thënë se nuk është e njëjtë sikur të shkruar sikur të menaxhosh në një situatë të tillë.

“Është lehtë me folë e me shkru, është krejt ndryshe me meaxhu situata të tilla, por kjo është natyra e punës të qënit lider, posaqerisht në këtë dekadën e fundit ku në Kosovë u ndërruan katër kryeministra pa e pëfunduar mandatin”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat