Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin – Kosova e pandashme

Aktuale

Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin – Kosova e pandashme

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:58
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kazermën “Adem Jashari” me rastin e  “Ditës së Forcës” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në një prononcim para gazetarëve, ajo ka theksuar se me bashkësinë ndërkombëtare ka një koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo për ndonjë rajon specifik.

“Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë më NATO-n është i nevojshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për veri”.

“Ne flasim për të gjithë territorin, Kosova është e tëra dhe është e pandashme. Andaj çdo koordinim i yni me bashkësinë ndërkombëtare është për tërë territorin e Kosovës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat