Në ditën e ushtrisë, bëhen homazhe në Prekaz – Jashari i falenderon ushtarët për shërbimin

Aktuale

Në ditën e ushtrisë, bëhen homazhe në Prekaz – Jashari i falenderon ushtarët për shërbimin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:42
FSK

Në ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i FSK-së Bekim Jashari ka uruar të gjithë ushtarët dhe ata që i shërbejnë FSK-së

“Duke falënderuar secilin pjesëtarë për angazhimin dhe shërbimin ndaj vendit, sot së bashku festojmë të arriturat dhe sukseset e FSK-së, dhe kështu nderojmë sakrificën e popullit ndër breza”.

Po ashtu me rastin e ‘Ditës së Forcës’,  zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

“Me rastin e manifestimit të “Ditës së Forcës”,  Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat