Balla pas takimit me Thaçin e Veselin: Krenarë për UÇK-në

Aktuale

Balla pas takimit me Thaçin e Veselin: Krenarë për UÇK-në

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 00:36
Foto nga vendngjarja

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua sot në Hagë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj”, deklaroi Balla pas takimit me krerët e UÇK-së që zgjati më shumë se 7 orë.

Sipas Ballës, komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë,

mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat