Policia ende në kërkim të Sokol Halilit

Aktuale

Policia ende në kërkim të Sokol Halilit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:19
Sokol Halili dhe Hamide Magashi

Sokol Halili, ndaj të cilit i ishte ngritur një aktakuzë në Gjykatën e Ferizajt, është autori që ia mori jetën ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte shtatzënë dhe në prag të lindjes së fëmijës së saj.

Fatkeqësisht, dy jetë u shuan mbrëmjen sotme rreth orës 18:00 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Halili i cili kishte kanosur edhe më parë ish-gruan e tij, ka qëlluar me armë zjarri Hamide Magashin, 35-vjeçare e cila vinte nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

Ai ka ikur nga oborri i maternitetit me një veturë të tipit Opel Astra dhe më pas është larguar nga vendngjarja në një drejtim të panjohur, duke e lënë viktimën të dergjet mes gjakut në oborrin e QKUK-së.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka filluar operacionin për kapjen e tij.

Edhe krerët e shtetit teksa kanë ngushëlluar familjen e viktimës, kanë kërkuar kapjen e tij sa më shpejt që është e mundur.

Të njëjtit gjithashtu kanë lypur nga institucionet e drejtësisë që i dyshuari ta marrë dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat