Escobar: Shteti më pro-Kosovë në botë është ShBA-ja

Aktuale

Escobar: Shteti më pro-Kosovë në botë është ShBA-ja

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Gabriel Escobar

Nuk ka vend më pro-Kosovës sesa ShBA’ja. Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I pyetur në lidhje me partneritetin e ShBA’së me Kosovën, Escobar theksoi se kjo nuk ndërlidhet me persona specifikë, ose me parti politike, por me vetë popullin e Kosovës.

“Shpresoj që [frustrimi i kosovarëve me Perëndimin] të jetë i përkohshëm. Miqtë tanë në Prishtinë vazhdimisht na thonë se nuk ka vend më pro-amerikan se Kosova. Nuk ka asnjë vend më pro-Kosovës sesa ShBA-ja. Zotimi ynë ndaj Kosovës për sovranitetin dhe pavarësinë e tyre, integritetin territorial të tyre dhe sigurisë është i fortë. Nuk shkon kjo përmes një personi, apo një partie, ky partneritet është me popullin e Kosovës. Dhe ne nuk do t’i braktisim”, deklaroi Escobar për Atlantic Council.

Tutje, Emisari theksoi se qëndrimet e ShBA’ve ndaj Kosovës, ndonëse mund të përceptohen si të gabuara nga qytetarët e vendit, duhet parë vetëm si dallime taktike, në të mirë të Kosovës.

“Kështu që nëse kemi dallime taktike rreth asaj se si ta bëjmë që vendi të shkojë para në rrugën trans-atlantike, njerëzit duhet t’i shohin këto si dallime taktike dhe jo si ndryshim i qëndrimit amerikan ndaj Kosovës”, deklaroi Gabriel Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat