Arifi i AAK-së: Për rastin Dehari VV-ja kërkonte dorëheqje

Aktuale

Arifi i AAK-së: Për rastin Dehari VV-ja kërkonte dorëheqje

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:11
Avni Arifi

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka shkruar rreth vrasjes së 35 vjeçares në QKUK.

Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për rastin e Astrit Deharit kërkonte përgjegjësi dhe dorëheqje të ministers së atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha ndërsa për vrasjen e Hamide Magashi kërkojnë përgjegjësi në qendra sociale dhe në QKUK.

“Kur ndodhi rasti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje kërkonte me ngulm dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë së asaj kohe Dhurata Hoxhës sepse gjithnjë sipas tyre Astriti u vra në duar të shtetit. Sot kur VV është në pushtet dhe në mënyrë mizore vritet Hamide Magashi bashkë me beben e saj dhe në duar të shtetit, VV përveç postimeve prekëse dhe emocionuese nuk sheh përgjegjësi te Ministria e Drejtësisë e te asnjë mekanizëm që udhëhiqet nga ta.

Ata kërkojnë përgjegjsinë te qendra sociale e qkuk dhe tentojnë të shfrytëzojnë këtë situatë që të depërtojnë tek mekanizmat gjyqësor ku ende nuk e kanë vendosur regjimin e tyre”, ka shkruar Arifi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat