“Në shoqërinë tonë, jeta e qytetarëve, nuk po vlen shumë, por jeta e grave, po vlen edhe më pak”

Aktuale

“Në shoqërinë tonë, jeta e qytetarëve, nuk po vlen shumë, por jeta e grave, po vlen edhe më pak”

Nga: A.SH Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:39
Viktima, Hamide Magashi

Vrasja që ndodhi mbrëmë tronditi të gjithë. Viktimë ishte gruaja shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga burri i saj, i cili është ende në arrati.

Për këtë akt të tmerrshëm, pati reagime të shumta, madje edhe me dorëheqje të ministres së Drejtësisë, Albuelna Haxhiu.

Analsiti Skënder Mulliqi ka thënë se e gjitha kjo vjie si rezultat që nuk ditën ta ndërtojmë shtetin siç duhet.

Sipas tij, dhuna fizike nuk nisë në ditë sefaje, por ajo fillon me grindje, rrahje dhe përfundon me vrasje.

“Shpërfaqja e dhunës politike të pas luftës në Kosovë, instalojë çdo llojë dhune tjetër. Kjo është kur në krye të shtetit vijnë njerëzit e pa ditur, njerëzit jo të përgatituar profesionalisht për sfida shoqërore dhe politike të fazës të tranzicionit! Nga shumëllojshmërit e dhunës erdhën në shprehje edhe vrasjet makabre, të cilat tronditën Kosovën e pas luftës. E bëra këtu një digresion, për të hy konkret në temë. Mbrëmë dëgjuam dhe pamë edhe një vrasje të trishtë në QKUK të një gruaje e cila priste orët e fundit për të lindur. Vrasje kjo që goditi të gjithë njerëzit e këtij nënqielli. Kjo vrasje sikurse të gjitha vrasjet e deritashme janë produkt të një shoqërie të cilën nuk e ndërtuam mirë, të një shoqërie ku çdo sistem po funksinon me defekte, e më së keqi qëndrojmë në sitemin arsimor dhe ate të edukimit. Dhuna fizike nuk nisë në ditë sefaje, por ajo fillon me grindje, rrahje dhe përfundon me vrasje. Në pyetje janë shpesh xhelozia, nderi dhe mjerimi social-ekonomik”, thotë ai.

Tutje, thotë se vrasjet janë alarmante, ku urgjentisht duhet të marrin masa të gjitha hallkat e sistemit.

“Rrahja e një të moshuare në një shtëpi të azilit në Pejë, dhe tash kjo vrasje edhe pse janë akte të ndara, flasin për defektet e mëdha të shoqërisë tonë. Kjo është alarmante, ku urgjenisht duhet marrë masa në të gjitha hallkat e sistemit, që këto defekte, të riparohen. Sigurisht se kjo vrasje makabre duhet të dënohet nga të gjithë. Dhuna ndaj grave, apo vrasjet e tyre, vazhdojnë të jenë ndër ato çështje të cilat nxjerrin në sipërfaqe paradoksin mbi ‘moralin’. Këtu vjen në shprehje edhe mendësia patriarkale.

Shoqëria shqiptare, ka aq shumë probleme ekonomike e politike mafioze, dhe duke qenë shoqëri patriarkale, siguria e grave, nuk po trajtohet mirë. Në mungesë të shteteve funksionale, të mbytura në varfëri e korrupsion, burrat marrin drejtësinë në duart e veta, dhe në emër të mbrojtjes së njëfarë ‘nderi’ e të njëfarë ‘morali’, abuzojnë me gratë me qëllim që të vazhdojnë të vënë nën kontroll mendjet dhe trupat e tyre. Në shoqërinë tonë, jeta e qytetarëve, nuk po vlen shumë, por jeta e grave, po vlen edhe më pak. Prandaj, trajtimi dhe zgjidhja e problemit të dhunës ndaj grave hidhet, midis traditës dhe ligjit, e kjo e fundit ka ardhur koha që të funksionojë shumë më mirë se deri më sot. Zbatimi i barbartë për të gjithë i ligjit shumë do ‘ti ndalonte vrasjet, cilat vrasje po e zymtësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë. Në fund të lutemi si gjithmonë, që kjo vrasje e gruas shtatzënë të jetë e fundit në Kosovë!”, përfundoni ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat