Avokati Nrecaj: Paradoksale që krimineli u dërgua në urgjencë, derisa viktima shtatzënë u la në oborr të spitalit

Aktuale

Avokati Nrecaj: Paradoksale që krimineli u dërgua në urgjencë, derisa viktima shtatzënë u la në oborr të spitalit

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:25
Anton Nrecaj

Avokati Anton Nrecaj, ka reaguar pas vetëvrasjes së Sokol Halilit.

Sipas tij, reagimi i institucioneve, edhe në rastin e vetëvrasjes së Sokol Halilit, është paradoksal.

Nrecaj, thekson faktin se Halili, u dërgua menjëherë në urgjencë, derisa e viktima e tij, Hamide Megashi, qëndroi në oborr të spitalit, për një kohë të gjatë, pa i ofruar ndihmë askush.

Nrecaj ka thënë se duhet, prokuroria të nisë hetimet edhe për këtë rast.

“Çfarë paradoksi këtë zotnin (kriminelin) e dërgojnë në urgjencë, përderisa viktima shtatzënë u la në mes të oborrit të urgjencës pas asnjë ndihmë mjekësore.

Shtet pa pikë përgjegjësie, një familje u shua në duar të shtetit.

Ne kushte normale të një shteti normal prokuroria ish dashur të nisë hetimet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat