Rrëfimi i gruas që është viktimë e dhunës në familje

Aktuale

Rrëfimi i gruas që është viktimë e dhunës në familje

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 21:27
Ilustrim

Pas raportimit të dhunës në familje, nga ana e gjykatës me raste lëshohet urdhër-mbrojtja.

Viktimat e dhunës, të cilat nuk ndihen të sigurta të kthehen në shtëpi kanë mundësi të strehimit, të cilat me raste kërkohen nga gjykata por edhe nga vet viktimat.

Një prej tyre, viktimë e dhunës në familje, në rrëfimin e saj tregon se për herë të tretë është rikthyer në strehimore.

Strehimoret për viktimat e dhunës në familje, konsiderohen si shtëpi të sigurta. Një prej viktimave që ka përjetuar dhunë sistematike në familje rrëfen vendimin e qëndrimit në strehimore që nga urdhër mbrojtja.

“Kur e kam marrë urdhrin e mbrojtës, u kam thanë njëherë të shkoj te shpija, por nuk më kanë lënë sepse nuk isha e sigurt”, thotë viktima e dhunës në familje (identiteti i njohur për redaksinë).

“Më kanë thënë se nëse nuk je e sigurt mund të shkosh edhe në strehimore”.Strehim viktimave u ofrohet edhe në një qendër në Prishtinë.

“Këtu tek ne vjen me referimin e policisë mirëpo, ka të drejtë edhe vet viktima të referohet në raste kur nuk dëshiron të shkoj drejtpërdrejtë në polici”, thotë Zana Hamiti Asllani, nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

“Për momentin janë 10-të raste, ndërsa prej janarit e deri më tani 162 raste”.

Por, në kryeqytet dhe rrethinë, sipas Vehbi Mujkut, drejtor i qendrës për punë sociale, numri i rasteve që kërkojnë strehim është në rritje nga viti në vit.

” Nëse i marrin statistikat vetëm për vitet e fundit nga 2018-të, kemi pasur 104 raste, vitin 2022 pothuajse do ta përfundojmë më 300 raste , secilin vit kemi pasur nga 20-25% ndritje të rasteve  të dhunës në familje, nuk e dijm a është ngitë dhuna, apo vetëdija që të paraqitet”, tregon Vehbi Mujkut, drejtor i Qendrës për Punë Sociale.

Në anën tjetër, avokatja Gerta Ragipi tha se viktimat të cilat përjetojnë dhunë në familje, pas marrjes së urdhër mbrojtjes, me raste u drejtohen institucioneve për siguri shtesë.

“Varësisht nga rrethanat e rastit dhe varësisht nga ashpërsia e dhunës në familje, shqiptohet nga rasti në rast, urdhër mbrojtja caktohet në disa raste  nga ana e gjykatës duke përcaktuar qartë metrazhin”, thotë Ragipi.

Sipas saj, urdhër-mbrojtja caktohet nga ana e gjykatës kurse zbatimi është në përgjegjësi të policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat