Ministri Mehaj njofton për organizimin e një koncerti, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë

Aktuale

Ministri Mehaj njofton për organizimin e një koncerti, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:18
Foto ilustrim "Bota sot"

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se për nder të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet një koncert.

Ky koncert është i organizuar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe do të fillojë nga ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Mehaj ndër të tjera ka njoftuar se të hollat e fituara do të shkojnë për fëmijët e lënduar në Ukrainë.

“Në këtë event, Bendi ynë muzikor ushtarak do të performojë përkrah mbi 300 artistëve nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe bandat ushtarake të vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia”, shkroi ai në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat