Përfshihet Spahiu: Xhaka e Shaqiri patriot zviceranë, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta

Aktuale

Përfshihet Spahiu: Xhaka e Shaqiri patriot zviceranë, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta

Nga: N.E. Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:53
Nexhmedin Spahiu

Suksesi i futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri në ndeshjen Zvicër- Serbi, ka bërë të gëzohen shqiptarë anë e kënd botës.

Ndërsa, opinionisti Nexhmedin Spahiu thotë se duhet gëzuar, por ata nuk përfaqësojnë kombin.

Sipas tij, ata janë gjak shqiptari, por nuk janë produkt i Kosovës, janë produkt i Zvicrës.

“Duhet t'i gëzohemi çdo suksesi të njerëzve të etnisë sonë kudo në botë, por jo t'i barazojmë me ata që përfaqësojnë kombin tonë. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë gjak i yni por nuk janë produkt i Kosovës, janë produkt i Zvicrës. Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t"i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran”, ka shkruar Spahiu.

Tutje, ai thotë se nuk duhet mburrur me ata siç mburremi me trajnerin Driton Kuka, Majlindaj Kelmendin, Milot Rshicën, Vedat Muriqin që përfaqësojnë Kosovën.

“Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t'i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”, përfundon Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat