Skandaloze: BE vërejtje Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Aktuale

Skandaloze: BE vërejtje Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Komisioni Europian sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Në raport konstatohet se të gjitha vendet në fjalë vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë progres në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, raporton Express.

Megjithatë, raporti që fokusohet në veprimet e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni në raportin e katërt të vitit të kaluar për të siguruar përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave, për vendet e caktuara ka edhe disa vërejtje.

Një vërejtje i është bërë Maqedonisë së Veriut që s’i ka përshtatur politikat e vizave me atë të BE-së, duke ia lejuar hyrjen edhe shtetasve të Kosovës. 

Skandaloze, BE vërejtje Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Komisioni Europian sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Në raport konstatohet se të gjitha vendet në fjalë vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë progres në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar.

Megjithatë, raporti që fokusohet në veprimet e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni në raportin e katërt të vitit të kaluar për të siguruar përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave, për vendet e caktuara ka edhe disa vërejtje.

Një vërejtje i është bërë Maqedonisë së Veriut që s’i ka përshtatur politikat e vizave me atë të BE-së, duke ia lejuar hyrjen edhe shtetasve të Kosovës. 

“Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për hyrje në BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botswana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi”.

Për më tepër, KE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të ketë vëmendje të shtuar për këtë kërkesë në lidhje me “vendet e treta”.

“Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet që u kërkohen viza duhet të shmanget. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores për viza, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në”, thuhet në raport.

Po të njëjtën vërejtje nga Komisioni Europian e ka marrë edhe Mali i Zi që lejon qytetarët fqinjë të Kosovës të hyjnë pa viza “krejt vitin”.

Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e tij mbi vizat me listën e vendeve që u kërkohen viza nga BE-ja. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër. Për disa nacionalitete, përjashtimet janë sezonale dhe – për të tjera – ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit”.Ndër shqetësimet e KE-së është edhe migracioni që vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të përjashtuara nga regjimi i vizave.

“Të gjitha vendet vazhduan të merrnin masa për të adresuar migracionin e parregullt. Megjithatë, nevojiten përpjekje të mëtejshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme”.

KE thotë se përafrimi me politikën e vizave të BE-së është thelbësore për funksionimin e mirë të regjimit pa viza me BE-në.

“Mungesa e harmonizimit me politikën e vizave të BE-së mund të çojë në rritjen e ardhjeve të parregullta dhe duhet të trajtohet si një çështje prioritare në të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkaq, në anën tjetër, Procesi i Berlinit i bën jehonë lëvizjes së lirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në samitin e fundit, të mbajtur në Berlin, u nënshkrua marrëveshja që qytetarët e gjashtë vendeve të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime, e cila nënkuptoi edhe lëvizjen e lirë mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës, të cilëve iu desh viza për udhëtim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat