Mustafa i LDK-së: Kurti s'ka asgjë të përbashkët me Rugovën

Aktuale

Mustafa i LDK-së: Kurti s'ka asgjë të përbashkët me Rugovën

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:03
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka asgjë të përbashkët me ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugovën.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.

“Jo, asgjë të përbashkët me Rugovën nuk ka Kurti. Të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.

Kjo nuk i bën ata rugovist, kjo e tregon qartazi edhe një herë Rugovën vizionar dhe ata të tjerët thjeshtë përcjellës të vegjël që bëjnë shumë zhurmë e përfundojnë natyrshëm në rrugën e vetme të vërtetë. Atë që ka trasuar Rugova”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat