Sot mblidhen disa komisione parlamentare

Aktuale

Sot mblidhen disa komisione parlamentare

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Komisioni i parë është ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport që shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun dhe nis nga ora 10:00.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)

10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezën e diskutimit “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

13:00
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton rreth propozimeve për ekspert për Nismën ligjore për Pijet energjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat