Dyshime për bombë brenda objektit të KKZ-së në Mitrovicë

Aktuale

Dyshime për bombë brenda objektit të KKZ-së në Mitrovicë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas EULEX-it, në Mitrovicë të Veriut ka shkuar edhe Policia e Kosovës.

Gazetarja Laura Çelaj po qëndron atje dhe raporton se ekipet e policisë janë duke u marrë me një bombë dore që është brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

Çelaj raporton që tashmë objekti i KKZ-së në Mitrovicë të Veriut është rrethuar me shirita.

Sot në veri të Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime, çka ka tensionuar situatën atje.

Kujtojmë se serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.

Lidhur me situatën në Veri, sot Policia e Kosovës e ka lëshuar një komunikatë.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhej në komunikatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat