Osmani, në samitin e Tiranës, kërkoi që të bëhet liberalizimi i vizave

Aktuale

Osmani, në samitin e Tiranës, kërkoi që të bëhet liberalizimi i vizave

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 18:23
Foto nga vendngjarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar të martën në Tiranë, ku ka marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor.

Para udhëheqësve evropianë, ajo ka kërkuar që të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E ardhmja evropiane është ambicia jonë. Këtë vit po bëjmë një hap përpara drejt BE-së duke paraqitur kërkesën tonë për anëtarësim”.

“Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane”.

“Ndërkohë që jemi një hap më afër regjimit pa viza, i inkurajova edhe një herë partnerët tanë evropianë që ky proces të përfundojë dhe të ecim përpara, së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat