Donika Gërvalla: Vrulli i disave për “Ballkanin e Hapur” është zbehur

Aktuale

Donika Gërvalla: Vrulli i disave për “Ballkanin e Hapur” është zbehur

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:18
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Procesi i Berlinit nuk ka alternativë rruga e vendeve të rajonit për në Bashkimin Evropian dhe se ideja e Ballkanit të Hapur mbetet opsion i rrezikshëm.

“Ballkani i Hapur është hapur edhe ndaj shteteve të cilat nuk kanë orientim pro evropian, dhe ne si Kosovë e kemi parë gjithmonë të rrezikshme këtë zhvillim”, tha Gërvalla.

Sipas kryediplomates, “entuziazmi” për Ballkanin e Hapur është zbehur si synim, duke aluduar edhe në kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mund të them me bindje se ai vrulli fillestar i disave për të ofruar këtë alternativë ndaj BE-së është zbehur disi, dhe rruga e përbashkët e rajonit tonë përmes procesit të Berlinit dhe përmes një perspective të qartë dhe serioze drejt BE-së është rruga e duhur”, tha Gërvalla.

Gërvalla shtoi se pavarësisht mospajtimeve me Shqipërinë për Ballkanin e Hapur, në aspekte tjera kanë marrëdhënie të shkelqyera.

“Nuk e di sa keni pasur t’i shihni pamjet nga Samiti i Përbashkët dhe i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ne kemi dallime me Shqipërinë por kemi shumë tema të përbashkëta. Dhe nuk kemi me asnjë shtet marrëdhënie çfare kemi me Shqipërinë”, tha ministrja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat