Konjufca për planin franko-gjerman: Përveç dokumentit politik e kemi edhe dokumentin e zbatimit

Aktuale

Konjufca për planin franko-gjerman: Përveç dokumentit politik e kemi edhe dokumentin e zbatimit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:01
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur, se përvec dokumentit politik të planit franko-gjerman, tashmë Kosova e ka pranuar edhe dokumentin e zbatimit të këtij plani i cili përbëhet nga disa faza.

Këtë plan, Konjufca tha se do ta diskutojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nesër (të premten).

“Plani franko-gjerman nuk ka ndryshim substancial, ndryshimet janë minore, substanciale është një plan tjetër që ka ardhë si aneks, që nuk është plani politik por i zbatimit, i zbatimit të cilin do të ulemi në detaje ta analizojmë me kryeministrin”, ka thënë ai.

“Ka ardhë një version me ndryshime të vogla, i asaj që ka thënë politiku, por diçka një krejt tjetër që është me faza zbatimi, është dokument tjetër. Nuk ka arsye për me u shqetësu, Kosova është shtet i pavarur…”, ka vijuar ai.

Në këtë plan të zbatimit, sipas Konjufcës, nuk përmendet drafti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por vetëm thuhet se marrëveshjet e deritanishme palët janë të obliguara t’i zbatojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat