Gërvalla: Po flasim si në klasë të dytë

Aktuale

Gërvalla: Po flasim si në klasë të dytë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 00:04
Donika Gërvalla

E para e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e pyetur nga gazetari në lidhje me kritikat që e njëjta mori pas reagimit për raketat në Poloni, ajo iu drejtua gazetarit se kjo bisedë i tingëlloi sikurse në nivelin e klasës së dytë.

Ajo tha se nuk është e gatshme të merret me lojëra të shkollës fillore.

“Duket se po flasim si ne klasë të dytë kur dikush thotë ouu e the këtë të nxuna të kapa, politika nuk është me te nxanun, po të mos ishte Rusia raketeta s’do shpërthenin, unë nuk jam e gatshme të merrem me lojëra të shkollës fillore…

Jam e sigurt qe mesazhet politike të Kosovës janë të rëndësishme, dhe nëse dikush mendon që duhet të merret me komente të natyrës denigruese, jam dakord sepse secili duhet të bëj punën e tij”, tha Gërvalla

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat