Diplomati padit për shpifje Donika Gërvallën

Aktuale

Diplomati padit për shpifje Donika Gërvallën

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:39
Donika Gërvalla

Diplomati i karrierës që u sistemua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, Agron Maloku ka paditur për shpifje kryediplomaten Donika Gërvallën dhe dikasterin e saj.

Në dokumentin e publikuar nga mediat, thuhet se Gërvalla së bashku me MPJ-në duhet t’i kërkojë falje publike Malokut për shpifjet e bërë gjatë një interviste, për Zërin e Amerikës.

Sipas këtij aktgjykimi, ministrja Gërvalla dhe dikasteri i tij duhet t’i paguajë në total 99 mijë euro dëmshpërblim.

Në emër të dhimbjeve shpirtërore, ankthit, gjendje së rënduar emocionale, komenteve negative dhe pagjumësisë dëmi i shkaktuar ndaj Maloku nga shpifjet e ministres kapin vlerën e 60 mije eurove.

Ndërsa, për nënçmim, humbje të vetëvlerësimit dhe besimit dëmshpërblimi shkon në 36 mijë euro.

Me 28 shtator 2022, Donika Gërvalla në një interviste për Zërin e Amerikës, kishte thënë se Maloku duhet së pari të dal para pasqyrës e ta shikojë veten para se të flas për problemet e MPJ-së.

“Një grup i vogël njerëzish që pretendojnë të marrin përsipër të jenë përfaqësues sindikal në MPJ do të duhet në radhë të parë të dilni para pasqyrës e të shihnin veten. Shkelja e Ligjit në Kosovë nuk pranohet dhe përfaqësues i sindikatës nuk mund të jetë dikush që është pjese e menaxhmetit, dhe këtu nis problem që njerëzit e vet-emëruar marrin përsipër që të shpjegojnë nëpër mediume se cilat janë probleme e cilat jo”, ishte shprehur Gërvalla.

Maloku konsideron se është dëmtuar në integritet personal e profesional nga ministrja Gërvalla.

Tutje, në paditë thuhet se motivi, dashja dhe qëllimi i Gërvallës ka qene diskretimi i prestigjit, reputacionit të udhëheqësit të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Jashtëm me theks te kryetari Maloku dhe këshillit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat