Situata në veri të Kosovës, deputeti gjerman thirrje SHBA-së: Merrni masa urgjente, historia të mos përsëritet!

Aktuale

Situata në veri të Kosovës, deputeti gjerman thirrje SHBA-së: Merrni masa urgjente, historia të mos përsëritet!

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:01
Adis Ahmetoviç

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç përmes një letre të titulluar “Histroria nuk duhet të përsëritet”, ka dhënë një vështrim për situatën aktuale në Veri të Kosovës, pasi serbët kanë vënë barrikada në Mitrovicë, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas deputetit gjerman zhvillimet aktuale në Veri të Kosovës janë tejet shqetësues.

Për Ahmetoviç, në vend të provokimeve të mëtejshme, Kosova dhe Serbia duhet të kenë vullnet të vërtetë për të negociuar në atë mënyrë që për të parandaluar një konflikt të armatosur.

“Tani më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-së i kërkohet të ndërmarrin masa urgjente, konkrete për të përjashtuar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke ri-rritur numrin e forcave të KFOR-it në vend, të cilat kanë dëshmuar vlerën e tyre, si spirancë e stabilitetit në rajon”, ka shkruar Ahmetoviç në letrën e tij.

“Informacioni ekzistues – nëse konfirmohet – se forcat Wagner tashmë janë të stacionuara në Serbi kërkojnë sqarime urgjente. Nuk duhet të lejojmë një llogaritje të qartë, një përpjekje për të përsëritur një kapitull të errët të historisë”, thuhet më tej në letrën e deputetit gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat