​Sot protestohet për bojkotim të produkteve serbe

Aktuale

​Sot protestohet për bojkotim të produkteve serbe

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Të enjten e 29 dhjetorit, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, do të protestojnë me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

Ky manifestim do fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Kurse, pastaj te teatri do të mbahet manifestimi deri në ora 13:00.

“Ju njoftojmë se të enjten me datë 29.12.2022 në orën 12:00 do të mbahet një manifestim paqësor ndaj bojkotimit të produkteve serbe e po ashtu edhe ndaj mos-harresës në shërbim të kujtesës historike i organizuar nga studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit”, thuhej në njoftimin e paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat